Nagelsman merr vendimin ekstrem pas sjelljeve të tepërta

Futboll

Nagelsman merr vendimin ekstrem pas sjelljeve të tepërta

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:24
Julian Nagelsman

Mbajta e qëndrimve kundërshtuese ndaj klubit, deklarata pa autorizim, modeli sjellje të gabuara, fjalor i tepruar janë disa nga çështjet që kanë ndodhur me protagoinist lojtarët e Bajernit, përfshirë edhe trajneri Nagelsman.

Bordi i tyre ka vendosur të përpilojë një listë me masa ndëshkimore ndaj sjellje të gabura, të cilat do e kenë faturën mes 1.000-3.000 euro për çdokënd që devijon nga rregullorja e përcaktur.

Kjo formë është miratur nga Salihamixhiç-Kahn-Nagelsman, të cilët mund të jenë edhe vetë viktima nëse abuzojnë në dëm të kolektivit. E gjithë kjo skem ka si synim fokusin tek objektivat.

Julian Nagelsman njihet gjerësisht si një pasionant i madh i planeve taktike deri në detaj.

Pikërisht ky aspekt ndikoi edhe në fjalimin plot mjaltë të Skalones së fundmi mbi teknikat e stërvitjes nga ana e trajneri gjerman.

Triumfi me shifrat e pastra ndaj Unionit bëri që kritikat dhe qëndrimet negative të analistëve të hidheshin në kosh, pasi ekipi i Bajernit demonstroi forcë të jashtëzakonshme në çdo repart, aq sa të “detyronte” Urs Fisherin të pohonte se skuadra e tij nuk kishte asnjë shans përballëarmatës bavareze.

Raporti i prezantuar së fundmi nga “Sport Bild” vë në dukje se nga erdhi ky ndryshim i menjëhershëm nëambientin e kampionëve tëBundesligës.

Prestigjiozja e thekson se Juliani përpara takimit ndaj berlinezëve i kishte kërkuar falje grupit mbi sjelljen e pahijshme ndaj arbitrit Velz.

Kygjest ka ardhur si obligim nga 35-vvjeçari, i cili nuk ka dashur të shërbejë si shembull negativ. Më pas ish-tekniku i Lajpcigut e ka hedhur vështrimin drejt shpirtit ambicioz.

Qëllimi i kësaj strategjie ka të bëjë me nxitjen e futbollistëve, duke lënë mënjanëspektrin taktik.

Fraza si “Duaje fitoren, lufto dhe urreje humbjen”, kumbonin kudo. Ajo çka mundtë analizohet është përfundimi iduelit të kreut me Unionin.

Bajerni, i frikshëm nga minuta e parë e deri në sinjalizimin e përfundimit të sfidës, njëkohësisht shkaktar i vuajtjes së miqve nga kryeqyteti.

E gjithë rezymeja e mësipërme i shkon për shtat qëndrimit të Hamanit, i cili jo shumë larg pohoi se bavarezët nuk kanë nevojë në rritjen taktike, pasi cilësitë e tyre janë të nivelit botëror, por rikthimin e frymës pozitive dhe nxitjen përlakmi.

E paqartë mbetet nëse ky reflektim i 35-vjeçarit ka ardhur nga fjalët e legjendës gjermane apo e ka zgjedhur vetë “ekuacionin” e suksesit dhe rikthimin e rekordmenëve në një “përbindësh” futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat