Mungesa e stabilitetit problemi i Tiranës

Futboll

Mungesa e stabilitetit problemi i Tiranës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:57
Tirana

Tirana ndodhet në vendin e parë të renditjes në Superiore dhe synon që të ruajë fronin e kampionit. Megjithatë e ndjen presionin e Partizanit, që ka marrë tri pikë më pak.

Bardheblutë kanë një ekip të konsoliduar, por mungesa e stabilitetit është problemi që kanë hasur në ndeshjet e fundit.

Në shtatë përballjet e fundit në të gjitha garat, të besuarit e Orges Shehit nuk kanë mundur që të marrin dy fitore radhazi.

Ndërkohë kanë regjistruar katër fitore dhe tri humbje.

Edhe pse nuk po kalojnë momentin më të mirë të mundshëm situata mbetet në favor të kampionëve.

Tirana jo vetëm kryeson kampionatin, por janë me një këmbë edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi mundën 1-4 në transfertë Kastriotin. Ndeshja e e kthimit do të jetë formalitet.

Bardheblutë kanë mbrojtjen më të fortë të kampionatit, teksa kanë një mesatare pësimi më të ulët se një gol për ndeshje. Në 23 javë janë ndëshkuar vetëm 18 herë. Tirana kërkon titullin e 27-të në histori, që do të ishte i treti në pesë vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat