Muller “injoron” Mbappen

Futboll

Muller “injoron” Mbappen

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:12
Thomas Muller

Thomas Muller ndez sfidën mes Bayern Munih dhe Paris Saint-Germain.

Mesfushori-sulmues gjerman, në rubrikën e tij “Müller-Mail” përpiqet të minimizojë rrezikun e Mbappe, aktivizimi i të cilit në ndeshjen e “Parc des Princes” i ngatërroi pak planet e skuadrës së Nagelsmann, deri në atë moment në kontroll absolut të lojës.

Sipas Muller, megjithatë, nuk ishte saktësisht kështu, edhe nëse ai e njeh forcën e sulmuesit francez: “Kur Mbappe hyri në fushë tregoi menjëherë cilësitë e tij.

Por ne nuk duhet ta humbasim realitetin; një prej veprimeve të tij më të rrezikshme ishin goli jashtë loje.

Një lojtar si ai është gjithmonë në vendin e duhur për të shënuar.

Është e qartë se përbën një rrezik absolut, ndoshta aktualisht lojtari që bën më shumë diferencën.

Mendoj se është unike të kesh dy lojtarët më të fortë në botë në skuadër.

Në Mynih do të luajmë gjithçka, jemi gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat