Ademi u prit nga ministri i Mbrojtjes

Futboll

Ademi u prit nga ministri i Mbrojtjes

Më: 3 mars 2023 Në ora: 18:40
Ademi u prit nga ministri i Mbrojtjes,

 Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është pritur sot nga ministri Armend Mehaj, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në këtë takim, ata, diskutuan rreth ndeshjes së futbollit ndërmjet Ushtrisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtrisë së Shqipërisë (FARSH), e cila do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, më 7 mars në orën 13:00 për nder të Epopesë së UÇK-së.

Me këtë rast presidenti Ademi theksoi se FFK do të jetë mbështetëse e këtij eventi me të gjitha kapacitetet e saj sportive.

Në anën tjetër ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e tij për kreun e FFK-së për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të organizuar evente sportive për FSK-në.

Në fund të bisedës, krerët e të dy institucioneve arritën marrëveshje për nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në fushën e sportit, që do të mundësojë organizimin e turneve të përbashkëta në të ardhmen dhe shfrytëzimin e aseteve të të dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat