Llapi pëson edhe një humbje, Drita ballëlart

Futboll

Llapi pëson edhe një humbje, Drita ballëlart

Nga: K. G. Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:58
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit me mund të madh ka arritur tre pikë. 

Skuadra nga Gjilani e ka mposhtur me rezultat 2:0 Llapin e Podujevës.

Futbollisti Kushtrim Shabani ka shënuar autogol në minutën e 46-të dhe Almir Ajzeraj ka realizuar në atë të 90+2, për 2:0.

Pas javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës, Drita është në vend të dytë me 47 pikë dhe Llapi është i pesti me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat