Batatina paralajmëron rikthim të fuqishëm të Llapit

Futboll

Batatina paralajmëron rikthim të fuqishëm të Llapit

Më: 5 mars 2023 Në ora: 12:48
Tahir Batatina

Llapi nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, duke pësuar humbje nga Prishtina e Drita.

Trajneri llapjan, Tahir Batatina, ka thënë se pas këtyre dy humbjeve radhazi është koha për luftën e vërtetë.

Llapjanët u mposhtën në shtëpinë e tyre nga Prishtina gjatë fundjavës së kaluar me rezultat 2:0, e gjithashtu me të njëjtin rezultat u mposht edhe dje nga Drita në Gjilan.

Batatina thotë se këto dy ndeshje nuk përkuan me realitetin, sepse krijuan raste dhe dominuan, por iu mungonte fati, ndërsa ka besim të plotë se në fund të sezonit së bashku me mbështetësit e tyre do të festojnë në stadiumin Zahir Pajaziti.

"Dy humbjet e fundit nuk kanë qenë reale sepse krijuam shumë raste dhe dominuam por na mungoi fati, megjithatë nuk shqetësohem fare sepse kam besim të plotë se me ju së bashku në fund do të festojmë me “Ultras Legjendat” por kësaj radhe festa do të mbahet në stadiumin “Zahir Pajaziti” aty ku filluan karrierën shumë

Legjenda të futbollit dhe aty ku dua të shkruajmë histori së bashku me Ultras Legjendat dhe të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut. Forca djema, tash ka filluar lufta e vërtetë", ka paralajmëruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat