Dhjetë muaj më parë rishkruan historinë, presidenti dorëhiqet - borxhe të mëdha!

Futboll

Dhjetë muaj më parë rishkruan historinë, presidenti dorëhiqet - borxhe të mëdha!

Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:58
Tifozët e Trabzonsporit

As një vit pas triumfit historik të kampionatit, 38 vite pas atij të fundit te fituar, Trabzonspor po përjeton një moment shumë delikat te historise se tij.

Presidenti i klubit turk, Ahmet Agaoglu ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë dhe sot mediat vendase sqarojnë se shkaku kryesor është gjendja e vështirë financiare e klubit të Trebizonit.

Deri në fund të muajit duhet të paguhen rreth 12.5 milionë euro per sa i perket rrogave te futbollisteve dhe administrates, ndryshe mund te vijne edhe pike penalizimi ne renditje per skuadren.

Trabzonspor ndodhet ne vend te gjashte me 38 pike ne kampionat dhe ka 11 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje. Kujtojme qe në qershor 2020, skuadra u ndalua nga garat e klubeve të UEFA-s për dy sezonet e ardhshme për shkelje të fer-play-it financiar, pavarësisht se përfundoi Super Lig 2019-2020 në vendin e dytë dhe Kupën e Turqisë me fitoren e tyre të parë në dhjetë vjet, arritur duke mposhtur Alanyaspor në finale.

Në 2021-2022 Trabzonspor iu rikthye fitimit të Super Lig, me tre jave para përfundimit të kampionatit dhe tridhjetë e tetë vjet pas suksesit te fundit. I lindur në vitin 1967 si një klub shumë-sportesh, klubi është më i njohur për seksionin e tij të futbollit, i cili ka fituar shtatë kampionate turke, nëntë kupa turke, nëntë Superkupa turke dhe pesë kupa të kancelarit.

Së bashku me Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beshiktaş është një nga skuadrat më të suksesshme në futbollin turk. Ata gjithashtu mund të mburren se janë klubi i parë jashtë treshes së madhe të Stambollit që fiton titullin e ligës, në 1975-76.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat