Skuadra spanjolle nuk mund të jetojë pa Vedat Muriqin

Futboll

Skuadra spanjolle nuk mund të jetojë pa Vedat Muriqin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:27
Vedat Muriqi

Sulmuesi nga Kosova është udhëheqës i sulmit dhe i skuadrës qe 13 muaj, ndërsa ka ndikim të madh në ekipin ishullor spanjoll.

Ndikimi i tij ndjehet edhe në tribuna, ku tifozët janë dashuruar në “Piratin” e tyre, shkruan mediumi spanjoll “ultimahora.es”.

Por, fatkeqësisht, ata nuk do të mundë të llogarisin në sulmuesin e Kosovës të dielën kundër Real Sociedadit dhe ky është një shqetësim i madh për popullin majorkan.

Kjo për faktin se Muriqi ka munguar deri tash në tri ndeshje dhe në të tria rastet Mallorca ka humbur.

Të shtunën që shkoi, përfaqësuesi i Kosovës e mori kartonin e pestë të verdhë dhe kjo nënkupton se atij do t’i duhet të pushojë në duelin e radhës.

Trajneri Javier Aguirre është i shqetësuar me mungesën e lojtarit të tij kryesor, por tash duhet të gjejë alternativa.

Muriqi ka shkëlqyer këtë sezon duke e shënuar gjysmën e golave të Mallorcës, të cilën do të mundohet ta shpëtojë pa rënë nga liga, njëjtë si në sezonin e kaluar, kur ishte huazuar nga Lazio në pjesën e dytë të edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat