Sylvinho konfirmon se do të ketë lojtarë të rinj në Kombëtaren e Shqipërisë

Futboll

Sylvinho konfirmon se do të ketë lojtarë të rinj në Kombëtaren e Shqipërisë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:03
Sylvinho

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në një intervistë për gazetarin Sokol Xhihanin, ka treguar se si kanë qenë këto muajë të parë në vendin tonë.

Braziliani ka zbuluar se në skuadrën kuqezi pritet që të ketë fytyra të reja, ndërsa tregon se për të në ekip nuk mund të ketë vetëm një lider, por duhet të jenë disa të tillë.

48-vjecari zbulon se po punohet intensivisht për ndeshjen me Poloninë, që do të jetë dhe premiera e tij si “timonier” i kuqezinjve.

“Faleminderit për ftesën. Është kënaqësia ime që të flas me ju.

Kam dy muaj në Tiranë duke punuar intensivisht. Udhëtime nëpër Europë për të parë nga afër dhe për të folur me lojtarët. Këtu ushqimi është shumë i mirë dhe jetohet gjithashtu shumë mirë.

Njerëzit janë shumë afër nesh.

Për ne, të huajt, që vijmë këtu është shumë e rëndësishme se si pritemi dhe shikoj që këtu ka njerëz shumë të mirë dhe të kulturuar. Kështu që jam ndier mirë.’

Njohja me lojtarët: “Si gjithë trajnerët e kombëtareve më duhet të them që nuk luhet shpesh, por na duhet që të presim. Duhet të punosh shumë.

Nga pjesa që duhet të flasësh me lojtarët e deri te videot që duhet të shohësh e më pas duhet pritur data e grumbullimit apo dhe ndeshja për të parë atë që kemi bërë.

Në krahun tjetër puna vazhdon, njihen më mirë lojtarët, shikohen video të kundërshtarëve dhe në fund mund të krijojmë një ide për gjithçka përfshirë këtu dhe çfarë lojtaresh kemi”.

 A është gati lista për Poloninë? “Po.

Besoj pak a shumë po.

Kur punon në një kombëtare nuk është se ke një liste prej 25 apo 26 lojtarësh dhe duhet të punosh me ta.

Përkundrazi kemi gati 50 lojtarë të cilët mund të jenë pjesë e kombëtares.

Një skuadër e kemi pak a shumë në mendje por duhet të presim deri ne fund, sepse në futboll ka dhe dëmtime që shpresoj mos të na ndodhin.

Por, pak a shumë, i kemi në mendje lojtarët për ndeshjen me Poloninë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat