Kalendari i buzëqesh Tiranës

Futboll

Kalendari i buzëqesh Tiranës

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja Partizani - Tirana

Tirana e këtij sezoni ka jo pak luhatje në rrugën e saj drejt titullit kampion.

Megjithatë vlera më e madhe e bardhebluve është fakti se nuk e kanë kaluar asnjëherë një “mini-krizë”.

Nëse një ndeshje e humbasin, në tjetrën do të fitojnë.

Humbja e djeshme në derbi mund të ndikojë shumë në garën për titullin kampion.

Gjithçka është e hapur, ndërsa ekipi i Shehit sheh një kalendar favorizues për të gjetur forcën e reagimit.

Fillimisht Tirana pret në shtëpi Lacin, udhëton në transfertë me Bylisin dhe pret sërish në shtëpi Erzenin në kampionat.

Këto ndeshje mund t’i shërbejnë sërish kampionëve aktual të Superiores për të dhënë një tjeër shkëputje sado të vogël në kryesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat