Nuk përjashtohet inkuadrimi i Mane kundër PSG-së

Futboll

Nuk përjashtohet inkuadrimi i Mane kundër PSG-së

Më: 7 mars 2023 Në ora: 20:08
Mane

Nuk përjashtohet futja në lojë e Sadio Mane kur Bayern Munich të takohet me Paris Saint Germanin, sipas trajnerit të i Bayern Munich, Julian Nagelsmann. 

Mane ishte lënduar vitin e kaluar dhe madje kishte humbur edhe Botërorin "Qatar 2022".  

Bayern Munich  - PSG ndeshen këtë javë në takimin e dytë në kërkim të çerekfinales së Champions League.

Ndeshjen e parë në Paris e ka fituar skuadra gjermane me rezultat 1-0.  

"Unë nuk mendoj se ai do të fillojë, por ne ende duhet të marrim një vendim përfundimtar për këtë. Jemi shumë të lumtur që Sadio është rikthyer, ai mund të sjellë një shkëndijë nga pankina", ka thënë trajneri gjerman.

"Edhe nëse nuk fillon, Sadio është një lojtar që mund të jetë, dhe dëshiron të jetë, vendimtar nga pankina"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat