​Abdixhiku takon Zhegrovën: Është aty ku shpërthyen Hazard e Leao

Futboll

​Abdixhiku takon Zhegrovën: Është aty ku shpërthyen Hazard e Leao

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:48
Foto nga takimi

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar futbollistin kosovar Edon Zhegrovën në Paris.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se është mirëpritur nga reprezentuesi kosovar për të cilin tha se është në ekipin ku shpërthyen emrat të mëdhenj si Eden Hazard, Rafael Leao e të tjerë.

Tutje i pari i LDK-së ka thënë se e ardhmja e Kombëtares së Kosovës është e sigurt me Zhegrovën si pjesë të saj.

Postimi i tij i plotë:

I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai.

Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan - të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të.

Të faleminderit për pritjen Edon.

Të priftë e mbara djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat