Edon Sadriu – trim i fitores së Ferizajt, Llapi në presion 

Futboll

Edon Sadriu – trim i fitores së Ferizajt, Llapi në presion 

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:00
Ferizaj feston

Ferizaj ka vazhduar me serinë e mirë të rezultateve si vendase në pjesën pranverore, duke shënuar fitoren e tretë në konak të tyre.

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Tre pikë të mëdha të Ferizajt në luftë për ekzistencë dhe në nën tjetër llapjanët janë në presion pasi që tani ka vetëm 5 pikë larg zonës që shpie një rang më poshtë.

Edon Sadriu është trim i fitores së ferizajasve, duke shënuar në minutën e 45+1 dhe në atë të 58-tën.

Për llapjanët ka realizuar Gerhard Progni në minutën e 11-të. 

Llapi renditet në vend të gjashtë me 29 pikë dhe Ferizaj i nënti me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat