Batatina e harron kampionatin

Futboll

Batatina e harron kampionatin

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:30
Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Ferizaj me plot meritë ka dalë fitues në përballjen kundër ekipit të tij, ndërsa tani llapjanët do të fokusohen në Kupën e Kosovës.

Llapi ishte në epërsi ndaj Ferizajt, por në fund u mposht me rikthim në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur të Batatina, por e ka uruar kundërshtarin për fitoren.

Trajneri llapjan gjithashtu ka thënë se tani e kanë fokusin te Kupa.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe Ferizaj e deshi më shumë fitoren. Ferizaj ka bërë maksimumin”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Ne shënuam gol në periudhën më të mirë të mundshme, por dështuam ta ruajmë.

Pësuam gol në fundin e pjesës së parë dhe më pas pësuam edhe golin e disfatës”.

“Mungesa e Ilir Krasniqit ka thënë shumë sot.

Nuk kemi mundur të gjejmë zëvendësimin e Krasniqit që mungoi shkaku i suspendimit”.

“Ferizaj me meritë fitoi.

Ne duhet të punojmë për ndeshjen e radhës. Llapi është i fokusuar në Kupë.

Ai ka qenë fokusi jonë nga fillimi i këtij edicioni”, përfundoi trajneri llapjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat