Elita vjen sot me dy superpërballje

Futboll

Elita vjen sot me dy superpërballje

Më: 9 mars 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Elita e futbollit tonë do të vazhdojë sot pasdite me dy ndeshjet e mbetura të javës së 24-të.

Kryederbi i kësaj xhiro, do të luhet në Suharekë mes dy pretendetëve për titull të kampionit, Ballkanit dhe Dritës, ndeshje kjo që pritet të sjellë një sfidë tejet interesante për faktin së kjo ndeshje mund të përcaktojë shumëçka sa i përket garës për kreun e tabelës. Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Genc Nuza.

Një ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës derisa gjyqtari kryesor aty do të jetë Visar Kastrati.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Superliga /Java e 24-të

Sot takohen:

Ballkani-Drita

Gjilani-Prishtina

Dje

Malisheva-Dukagjini 1-2

Drenica-Trepça ’89 1-2

Ferizaj-Llapi 2-1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat