Nagelsmann: Nëse luajmë kështu mund të arrihet objektivi

Futboll

Nagelsmann: Nëse luajmë kështu mund të arrihet objektivi

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:54
Nagelsmann

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me PSG-n.

‘Bavarezët’ mbrëmë mposhtën parisienët (2-0), duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tekniku gjerman thotë nëse skuadra e tij vazhdon të luajë kështu mund të arrihet objektivi.

“Gjithçka varet nga mënyra sesi sillemi, nëse luajmë kështu mund të arrijmë  qëllimin.

Megjithatë ka shumë skuadra që mund të na vënë në vështirësi”, tha ai.

Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, sepse lamë shumë hapësira.

Në pjesën e dytë u mbrojtëm më mirë dhe ishim të rrezikshëm me topin.

Në fund e merituam fitoren”, theksoi Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat