Pjesa e parë: Roma në epërsi, baras mes Sportingut dhe Arsenalit

Futboll

Pjesa e parë: Roma në epërsi, baras mes Sportingut dhe Arsenalit

Më: 9 mars 2023 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Roma po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Real Sociedadit.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Stephan El Shaarawy në minutën e 13’.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 1:1.

Arsenali e zhbllokoi rezultatin i pari përmes William Salibas në minutën e 22’, kurse golin e barazimit te Sportingu e shënoi Goncalo Inacio në minutën e 34’.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.

AS Roma 1:0 Real Sociedad

Bayer Leverkusen 1:0 Ferencvaros

Sporting Lisbona 1:1 Arsenal

Union Berlin 1:1 Royale Union SG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat