Thomas Tuchel në modë

Futboll

Thomas Tuchel në modë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 14:30
Thomas Tuchel e Jorginho

Antonio Conte është në përfundim të kontratës me Tottenham dhe deri më tani nuk ka një marrëveshje për të rinovuar.

Eliminimi nga Champions League i largon palët për momentin.

Mediat britanike ndërkohë kanë raportuar se futbollistët e skuadrës londineze duan rikthimin e Mauricio Pochettinos.

Trajneri argjentinas është pa skuadër për momentin.

Gjithsesi ai nuk është kandidati i vetëm për të pasuar Conten te Tottenham.

Në skenë ka dalë edhe Thomas Tuchel, i shkarkuar nga Chelsea gjatë këtij sezoni.

Gjermani është përmendur si kandidaturë edhe për rikthimin te PSG, si dhe përflitet si një opsion për Real Madrid nëse Carlo Ancelotti largohet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat