Beqja: Duam Europën, nuk ka rëndësi nëse e arrijmë nga kampionati apo Kupa

Futboll

Beqja: Duam Europën, nuk ka rëndësi nëse e arrijmë nga kampionati apo Kupa

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:49
Beqja

Mesfushori i Teutës, Ledio Beqja u shpreh se ky barazim me Kastriotin i penalizon për rrugën drejt Europës.

Ai u shpreh se synimi i tij i vetëm është Europa, nuk ka rëndësi nëse e arrin nga kampionati apo nga Kupa.

“Ky barazim na penalizon shumë për rrugën europiane, Kastrioti pasi mori kartonin e kuq u kthyen në mbrojtje dhe janë të vështirë të kalohen.

E patëm të vështirë të shënonim.

Fillimi i sezonit nuk ishte i mirë as për Teutën as për mua, unë nuk kënaqem.

Dua ende më shumë, edhe pas këtyre ndeshjeve të mira që po bëj dhe shpresoj që të kapim Europën ose nga Kupa ose kampionati.

Duhet të përmirësoj goditjet jashtë zone dhe topa vertikalë. Ndjehem mirë me Karabecin, Emiljano Vilën dhe Kallakun. Kemi një mesfushë të mirë.

Dua thjesht të kapim Europën këtë vit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat