Lajm i keq për Kastriotin

Futboll

Lajm i keq për Kastriotin

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:57
Martin Prenkocevic

Lajm i keq për Kastriotin. Mbrojtësi 24-vjeçar nga Podgorica,

Martin Prenkocevic është operuar dhe do të qëndrojë të paktën 6 muaj larg fushave, duke mbyllur para kohe sezonin.

Futbollisti malazez këputi ligamentet e gjurit në ndeshjen ndaj Tiranës në kampionat dhe iu nënshtrua operacionit këtë të premte, teksa mjekët kanë konfirmuar një periudhë minimale prej 6 muajsh për rikuperimin.

Në këtë mënyrë, trajneri Emiliano Çela do të duhet të bëjë llogaritë me një lojtar më pak për pjesën e mbetur të sezonit, ku do të duhet të luftojë për mbijetesën.

Prenkocevic iu bashkua krutanëve në gusht të vitit të kaluar dhe që atëherë numëronte 17 ndeshje, një gol të shënuar dhe një asist me skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat