Nagelsmann: Negativiteti që ka duhet lënë jashtë fushës!

Futboll

Nagelsmann: Negativiteti që ka duhet lënë jashtë fushës!

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:38
Julian Nagelsmann

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, foli për Joao Cancelo në prag të ndeshjes kundër Augsburg, duke qenë se mbrojtësi i huazuar nga Manchester City ka gjetur shumë pak hapësira te kampionët e Gjermanisë dhe për këtë fakt është shumë i acaruar.

Duke folur për mediet, trajneri theksoi se portugezi duhet të fokusohet te futbolli dhe të lërë gjithçka tjetër jashtë fushës së blertë.

“Ai do të ketë mundësinë t’i nisë ndeshjet nga minuta e parë, duke filluar që tani. Në stërvitje ai nuk ishte aq i kujdesshëm. Kur ai nuk luan, gjithçka nuk është mirë.

Ka lojtarë që bëjnë më mirë, të tjerë më pak. Ishte një seancë stërvitore ku ai nuk performoi siç doja unë.

E gjithë ngarkesa dhe negativiteti që ka mbi supet e tij duhet të lihet jashtë fushës, unë do t’i jap një sinjal për të nderuar punën e tij në stërvitje dhe pres reagimin e tij.

Jam shumë i bindur se ai do të tregojë atë që ka bërë në stërvitje”-tha Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat