Sulmuesi i tij e kritikoi, Conte i përgjigjet

Futboll

Sulmuesi i tij e kritikoi, Conte i përgjigjet

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:44
Conte

Deklarata e sulmuesit brazilian të Totenhem, Riçarlison, ku vinte në dyshim zgjedhjet e trajnerit Antonio Konte në ndeshjet e fundit, ku ai e la në sot, kanë bërë shumë bujë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.

Por Antonio Conte ka insistuar se këto nuk kishin qenë kritika ndaj tij.

”Nuk më ka kritikuar, ka thënë që sezoni i tij ishte sezon m*** dhe ka të drejtë, pasi kishte shumë dëmtime dhe kështu nuk shkon.

E nisi mirë, pastaj u dëmtua, shkoi në Botëror, u dëmtua përsëri dhe ishte jashtë një muaj.

Ka shënuar 0 gola në Premier Ligë, vetëm 2 në Ligën e Kampioneve dhe ishte i sinqertë në atë që ka thënë.

Sa i përket pjesës tjetër, mendoj se ka gabuar duke folur me “unë” dhe jo për “ne”.

Do të thotë se je egoist dhe mendon vetëm për veten.

Nëse duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme, të luftojmë për të qenë konkurrues dhe për të fituar trofe, duhet të flasim për “ne”. Nëse flasim për “unë”, do të thotë që mendojmë vetëm për veten.

Ai kërkoi falje dhe e kuptoi, gjë që është pozitive pasi ka qartësuar edhe një herë frymën e skuadrës”, tha Conte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat