Interi tronditet nga Spezia

Futboll

Interi tronditet nga Spezia

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:58
Pamje nga ndeshja

Interi ka pësuar humbje si mysafir i Spezas me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Ndeshja nisi më mirë për Interin që rrezikoi në fillimin, ndërsa pataj fitoi edhe penallti.

Lautaro Martinez dështoi kësaj radhe, ku Bartlomiej Dragoëski priti gjuajtjen e tij në minutën e 13-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kishte edhe raste të tjera.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 55-të, kur Daniele Maldini shënoi për 1-0 pas asistimit të M’Bala Nzola.

Interi arriti të barazojë rezultatin në 1-1 me penallti në minutën e 83-të, kur Romelu Lukaka ishte i saktë.

Por Spezia ktheu sërish epërsinë në minutën e 87-të, me Nzolan që shënoi për 2-1 nga pika e bardhë.

Një fitore e madhe e Spazias që e largon nga zona e rrezikut pasi tani ka 25 pikë, ndërsa Interi mbetet i dyti me 50 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat