Klopp pas disfatës në transfertë: Jam shumë i zhgënjyer

Futboll

Klopp pas disfatës në transfertë: Jam shumë i zhgënjyer

Më: 11 mars 2023 Në ora: 16:44
Klopp

Liverpool pësoi një disfatë zhgënjyese ndaj Bournemouth në transfertë me rezultatin 1-0.

Të kuqtë nuk mundën t’i jepnin vazhdimësi fitores 7-0 ndaj Manchester United duke lënë sërish hije dyshime nëse do të mund të mbërrijnë në vendin e katërt në fundin e sezonit.

Pas ndeshjes me Bournemouth, trajneri Jurgen Klopp u shfaq i zhgënjyer nga skuadra ndërsa mbi penalltinë e humbur të Salah preferoi të mos komentonte gjatë.

“Ishte një ndeshje zhgënjyese nga ana jonë, nuk ishim kurrë në ndeshje. Ishim dominues në pjesën e parë por gabuam thuajse gjithmonë në momentet kyçe.

Nuk arrinim të bënim zgjedhjen e duhur në fushë.

Bournemouth ishte një kundërshtar shumë kompakt dhe që ia doli të krijonte rrezikshmëri me anë të kundërsulmeve, ashtu siç edhe e kishin ndërtuar këtë ndeshje.

Penalltia e Salah? Salah ka shënuar një thes me gola, por gaboi një penallti.

Është diçka që ndodh në futboll, kjo është jeta. Është e qartë se Bournemouth po luftonte për mbijetesë, ishin të motivuar. Janë padyshim një klub dhe një qytet i mrekullueshëm”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat