Panadiç: I lumtur me fitoren e dytë radhazi të Ferizajt

Futboll

Panadiç: I lumtur me fitoren e dytë radhazi të Ferizajt

Më: 11 mars 2023 Në ora: 17:01
Andrej Panadiç

Ferizaj ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Trepça ’89, pasi ka triumfuar me rezultat 0-1.

‘Ujqit’ kanë triumfuar në një terren të vështirë, i cili ishte i rënduar pas reshjeve të shiut në qytetin e Mitrovicës.

Gjithsesi kjo fitore bën që Ferizaj të largohet nga zona e rrezikshme dhe tani ndodhet në pozitën e shtatë në renditjen tabelare.

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiç ka thënë pas ndeshjes se është i lumtur me tre pikët dhe se nuk i shikon fare kundërshtarët se çka bëjnë në ndeshjet e tjera.

“Ka qenë një lojë shumë e vështirë, por edhe fusha nuk ka lejuar të luhet lojë e mirë”.

“Trepça ’89 ka bërë një presion të madh, e që ishte shumë normale. Kemi luajtur para tri dite në fushë me bar sintetik”.

“E mira e ditës së sotme ishte sepse e arritëm edhe fitoren e dytë rresht. Këto do të jenë pikë të mëdha në vazhdim të kampionatit”, tha Panadic.

“Unë nuk i shikoj fare skuadrat kundërshtare se çka bëjnë, jam i fokusuar vetëm te ndeshjet e ekipit tim dhe jemi në rrugë të mirë”, u shpreh Panadiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat