Derbi Drita - Gjilani, Thaçi: Mungesa e tifozëve është për keqardhje

Futboll

Derbi Drita - Gjilani, Thaçi: Mungesa e tifozëve është për keqardhje

Më: 11 mars 2023 Në ora: 20:45
Arsim Thaçi

Drita përballet me rivalin e përbetuar të qytetit, Gjilanin.

Ndeshja luhet nesër në orën 13.00 në kuadër të javës së 25-të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani kryeson me 50 pikë, duke lënë pas Dritën me 48, Gjilanin 39 pikë etj. 

Kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaçi, tha se përkundër kohës së shkurtër për t’u përgatitur, motivi dhe dëshira te futbollistët nuk mungon.

“Kemi pas kohën e shkurtë për përgatitjet e ndeshjes, por tashmë jemi adaptuar me intensitetin e ndeshjeve. Sidoqoftë, lojtarët janë të gatshëm 100% për ndeshjen e derbit lokal, të cilët e dijnë vlerën e tij edhe më shumë se unë. Derbit nuk njohin favorit, sepse mobilizimi është maksimal i të dyja palëve.

Ne kemi përgatit ndeshjen dhe kemi marrë të gjitha masat që kjo ndeshje të jetë në kuadër të paraqitjeve të mira dhe normal që fitorja na mbanë në ritmin e rezultateve të mira.

Ajo që presim është cilësia edhe pse në mungesë të tifozëve ky derbi duhet të ruajë nivelin dhe interesimin gjithmonë”, tha Thaçi.

“Mungesa e tifozëve është për keqardhje. Derbi i Gjilanit është përtej një derbi lokal, është një aset i futbollit të Kosovës duke e ditur atmosferën që krijon dhe duhet të mendohet përtej një ndeshje.

Duke e parë atmosferën, nivelin dhe cilësitë e klubeve duhet të mendohet të ruhet dhe të mendohet më larg sepse kjo të ndihmon edhe me u zhvillu si futboll.

Unë shpresoj që ky derbi të marrë vëmendjen dhe seriozitetin që mos të bie niveli dhe të mbahet ritmi i investimeve, sepse mendoj që me interesimin nga një qytet me kaq shumë tifozë do të tejkalonte çdo derbi lokal në rajon.

Unë nuk kam çfarë flas për motivin, vullnetin dhe dëshirën për angazhim në këtë derbi, sepse futbollistët e dijnë rëndësinë e ndeshjes më mirë se unë, sepse derbi është një spektakël me adrenalinë të veçantë”, ka thënë Thaçi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat