Mesfushori i “mbyll dyert” Interit

Futboll

Mesfushori i “mbyll dyert” Interit

Më: 11 mars 2023 Në ora: 21:41
Barcelona

Franck Kessie po luan sezonin e parë në radhët e Barcelonës, por përshtatja e ish-lojtarit të Milanit me lojën e katalanasve nuk ka ecur sipas pritshmërive.

Trajneri Xavi Hernandez e ka ulur në stol për pjesën më të madhe të ndeshjeve duke ndezur në këtë formë zërat e merkatos që flasin për një rikthim të mesfushorit në Milano por këtë herë me ngjyrat zikaltër të Interit.

Gjithsesi, për të mos lejuar më spekulime në emrin e tij, së fundmi ka reaguar vetë Kessie i cili thekson se synon të qëndrojë te Barcelona dhe të respektojë kontratën me blaugranat.

“Një transferim te Inter? Kur sheh emrin tënd në merkato dhe të lidhur me një klub tjetër do të thotë se ke bërë mirë.

Mua më vjen mirë sepse jam pjesë e mesfushës së Barcelonës, kam debutuar me katalanasit dhe kjo nuk është pak.

Jam i lumtur për interesimin, ka skuadra që më kërkojnë.

Por kam firmosur një kontratë katërvjeçare dhe ndjehem pjesë e Barçës. Synon të mbetem pjesë e tyre për shumë vite”, u shpreh Kessie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat