Brest nuk befason, Mbappe ia siguron fitoren PSG-së 

Futboll

Brest nuk befason, Mbappe ia siguron fitoren PSG-së 

Nga: K.G. Më: 11 mars 2023 Në ora: 22:54
PSG

Brest gati mori barazim në duel me PSG-në.

Në një atmosferë madhështore, Brest ka pësuar humbje në çastet e fundit me rezultat 2:1 nga lideri i kampionatit francez, PSG-në.

Soler në minutën e 37-të e kaloi në epërsi parisienët. 

Pas 6 minutave (43’) vendasit barazuan përmes futbollistit Honorat.

Në minutën e 90+, Kylian Mbappe kaloi portierin dhe shënoi për 1:2 duke iu falënderuar asistimit të Lionel Messit.

Pas javës së 27-të, PSG kryeson me 66 pikë dhe ka 11 më shumë se Marseille në pozitën e dytë dhe Brest renditet në vend të 15-tën me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat