Mesfushori brazilian do të mungojë dy javë

Futboll

Mesfushori brazilian do të mungojë dy javë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:30
Milani

Milanit do të duhet të heqë dorë nga Zhunior Mesiasi për të paktën dy javë.

Braziliani pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes me Totenhemin duke dalë nga fusha në minutën e 52- të.

Një rezonancë kontrolli u krye dje dhe vërtetoi problemin, teksa një kontroll tjetër do të kryhet për rreth dhjetë ditë.

Ky është problemi i tretë fizik për ish-anësorin e Krotones, i ndaluar edhe në tetor e midis dhjetorit dhe janarit të kaluar. Mesias deri më tani ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 26 ndeshje të sezonit.

Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Salernitanës dhe Udinezes, për të qenë sërish në dispozicion pas ndalesës së kombëtareve.

Në vend të tij do të luajë Aleksis Salmakers, teksa Pioli mund të shpluhurosë edhe Kalabrian, i cili ka luajtur me pikatore që kur Milani ndryshoi modul duke kaluar nga 4-2-3-1 në 3-4-2-1-shin aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat