Llapi - Ballkani, formacionet

Futboll

Llapi - Ballkani, formacionet

Më: 12 mars 2023 Në ora: 12:21
Llapi

Llapi dhe Ballkani do të përballen në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

Një ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me dy skuadrat që kanë mungesë të rezultateve në tre ndeshjet e fundit.

Llapi ka pësuar tre humbje radhazi, derisa Ballkani ka tre barazime të njëpasnjëshme.

Vendasit duan të kthehen te fitoret pasi për momentin rrezikojnë shumë ku kanë vetëm gjashtë pikë më shumë se vendi i fundit Drenica.

Ndërkohë mysafirët pas tre barazimeve të njëpasnjëshme kërkojnë fitoren për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Maliqi, Krasniqi, Neto, Fernandinho, Shabani, Limani, Selimi, Alidema, Progni, Fazliu.

Ballkani: Ljuljanovic, Ar. Thaqi, Jashanica, As.Thaqi, Potoku, Kuc, Dellova, Emerllahu, Korenica, Zyba, Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat