Amir Rrahmani e ka ndihmuar edhe njëherë Napolin në arritjen e tri pikëve, të cilat e afrojnë këtë ekip edhe më shumë me titullin e kampionit në Itali.
Napolitanët pas fitores 2:0 ndaj Atalantës u shkëputën në 18 pikë ndaj ndjekësit kryesor, Inter.
E futbollisti ynë, krahas sigurisë që e shfaqi në mbrojtje, kontribuoi edhe me një gol me kokë në pjesën e dytë.
Ai ndihet i lumtur për golin, për fitoren dhe për ecurinë pozitive të napolitanëve.
“Ishim duke shkuar mjaft mirë, e kishim një seri të fitoreve dhe më pas u lëndova.
Sidoqoftë, shokët e mi kanë bërë punë të madhe. E tash po zbavitemi duke luajtur mirë, ishte e vështirë.
Kim (qendërmbrojtësi i Napolit) e ka një problem në pulpë që po i përsëritet, por fatmirësisht nuk ka diçka serioze dhe të rëndë”, deklaroi përfaqësuesi i Kosovës pas lojës në mikrofonin e “DAZN”.
“Osimhen ishte paksa nervoz? Nëse do të isha sulmues edhe unë, pa shënuar gol do të nervozohesha. Është normale”, përfundoi ish-futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Dinamo Zagrabit, dhe i Veronës.
Rrahmani bëri paraqitje të jashtëzakonshme në këtë sezon dhe meritat më të mëdha për ngritjen e tij i ka trajneri Luciano Spalletti.