Thaçi: Nuk është e lehtë për asnjë trajner kur ndjek titullin

Futboll

Thaçi: Nuk është e lehtë për asnjë trajner kur ndjek titullin

Më: 12 mars 2023 Në ora: 16:06
Arsim Thaçi

Drita ka arritur ta fitoj derbin e qytetit të Gjilanit, pasi në stadiumin me bari sintetik ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj rivalit loakl Gjilanit.

Një gol i Blend Baftiut në minutën e 43-të ka mjaftuar për t’i dhënë tre pikët e mëdha bardhekaltërve në luftën për titull të kampionit.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka folur për derbin e fituar, duke thënë se fitorja në derbi ka gëzim të dyfishtë.

“Ky derbi kalon përmasat e një derbi në Kosovë dhe gëzimi është i dyfishtë, pasi me fitoren në derbi ne edhe u kthyem aty ku e kemi vendin”.

“Ishim të dyja ekipet me fat në raste dhe kështu është futbolli. E rëndësishme është që fituam këtë ndeshje derbi dhe duhet të vazhdojmë tutje”.

“Nuk është e lehtë për asnjë trajner kur ndjek titullin. Por, është privilegj të jesh trajner i Dritës, skuadër e organizuar në gjitha aspektet”.

“Shpresoj që gjërat të na ecin edhe në fushë ashtu siç po shkojnë jashtë saj. Përgëzoj lojtarët për angazhimin e po ashtu edhe ndihmën që po na japin ‘Intelektualët’”, u shpreh Thaçi.

Drita tani është lider i ri në Albi Mall Superligë me 51 pikë, një më shumë se Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat