Real Madrid “aksion blic” në Dortmund, spanjollët përshpejtojnë bisedimet për Bellingham

Futboll

Real Madrid “aksion blic” në Dortmund, spanjollët përshpejtojnë bisedimet për Bellingham

Më: 13 mars 2023 Në ora: 14:07
Jude Bellingham.

Tashmë nuk është më konspiracion, por në fakt Real Madrid ka një interes konkret për shërbimet e Jude Bellingham të Dortmundit.

Një agjen i Real Madrid është në Dortmund për të folur me shoqëruesit e Jude Bellingham.

Siç raportohet, përfaqësuesi i “Los Blancos” ka shkuar për të takuar lojtarin dhe për të marrë “po-në” e tij, me qëllim për të fituar konkurrencën me ndonjë klub tjetër të mundshëm.

Pasi të merret aprovimi i mesfushorit anglez, Real Madrid do të fillojë bisedimet me Borussia Dortmund, të cilët kërkojnë nga 100 deri në 140 milionë euro për kartonin e yllit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat