Edhe Beqja si Martini

Futboll

Edhe Beqja si Martini

Më: 14 mars 2023 Në ora: 16:12
Ledio Beqja

Ledio Beqja mendon se Teuta ka krijuar një defekt të vogël në interpretimin e lojës.

Ashtu si trajneri Martini, ai shpjegoi se problemi i skuadrës ishte kthimi mbrapa që bënte shpeshherë kur ishte në kryesim apo epërsi.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë sot, por rëndësi ka kualifikimi.

Skemën e golit të Grudës e kemi punuar që ai rri në mesfushë, që i vjen topi Kallakut dhe pasimi.

Me trajnerin Martini ka ardhur një frymë tjetër, luftojmë të gjithë së bashku.

Kallaku na ka ndihmuar shumë që qarkullojmë topin, na jep më shumë fantazi.

Pasi mbaroi pjesa e parë 1-0, trajneri na tha vazhdoni si po luani në pjesën e parë.

Por në pjesën e dytë u tërhoqëm, nuk e di pse. E kemi defekt këtë që tërhiqemi në disa raste më shumë se duhet”, tha Beqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat