Po shkëlqen në Angli, mesfushori kuqezi përzgjidhet në formacionin e javës

Futboll

Po shkëlqen në Angli, mesfushori kuqezi përzgjidhet në formacionin e javës

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:01
Anis Mehmeti gjatë një veprimi

Anis Mehmeti është përzgjedhur në formacionin e javës në “Championship” të Anglisë nga portali i njohur “Sportinglife”.

Mesfushori, i cili u transferua në janar te Bristol Siti, ka shkëlqyer këtë fundjavë në ndeshjen që ekipi i tij fitoi 2-0 ndaj Blekpulit. 21-vjeçari, i cili u aktivizua titullar dhe luajti për gjatë gjithë takimit, dhuroi një paraqitje shumë pozitive, aq sa ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës.

Ndërkohë kjo formë e mirë që po kalon mund t’i sigurojë Mehmetit një ftesë nga trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, për ndeshjen me Poloninë.

Mesfushori më parë ka qenë edhe pjesë e rregullt e ekipit Shpresa, ndërsa tani po pret momentin për në ekipin e parë të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat