Korruptimi i arbitrave; pranohet gjykimi ndaj Barçës

Futboll

Korruptimi i arbitrave; pranohet gjykimi ndaj Barçës

Më: 15 mars 2023 Në ora: 14:28
Bartomeu dhe Rosell

Gjyqtarja e Barcelonës, Silvia López Mejías, ka pranuar sot për shqyrtim ankesën e ngritur nga prokuroria kundër klubit të futbollit Barcelona dhe ish-presidentëve të tij, Sandro Rosell e Josep Maria Bartomeu, për krimin e dyshuar të korrupsionit sportiv.

Korrupsion është konsideruar në akt-akuzë nga prokuroria publike pagesa prej rreth 7 milionë eurosh karshi ish-zëvendës presidentit të arbitrave në Spanjë, José María Enríquez Negreira.

Gjykata i kërkon Gardës Civile të hetojë të gjitha operacionet e kryera nga Negreira gjatë pothuajse 20 viteve, në të cilat janë akredituar pagesat për zëvendëspresidentin e atëhershëm të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. Ankesa iu drejtohet edhe ish-drejtuesve të klubit blaugrana, Óscar Grau dhe Albert Soler.

Hetimi fokusohet në vitet në të cilat krimi nuk parashikohej, ndaj prek vetëm Rosell dhe Bartomeu në fazat e tyre si presidentë, pra nga viti 2010 deri në 2018, që do të thotë se ankesa kundër Laportës nuk ligjërohet nga gjykata.

Pagesat e bëra nga Barça për Enríquez Negreira nga viti 2001 me Joan Gaspart deri në vitin 2018, vit në të cilin Bartomeu prishi marrëveshjen me zv.presidentin e atëhershëm të CTA, e kaluan shifrën e 7 milionë eurove.

Gjyqtarja pranoi hapjen e procedimit për krimet e vazhdueshme të korrupsionit mes individëve në fushën e sportit, administrim të padrejtë dhe dokumente tregtare false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat