Prishtina rrëzon Ballkanin, kualifikohet në gjysmëfinale 

Futboll

Prishtina rrëzon Ballkanin, kualifikohet në gjysmëfinale 

Nga: K. Goca Më: 15 mars 2023 Në ora: 14:53
Prishtina kremton

Prishtina është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Ballkanit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.   

Ballkani nga Theranda, kampion në fuqi, duket se ka harruar se e kishte karshi Prishtinën, skuadrën më të trofeshme në vendin tonë.

Prishtina me meritë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Futbollisti Kreshnik Uka shënoi nga penalltia në minutën e 45+3 dhe Genc Hamiti në minutën e 58-të.

Në minutën e 73-të, tërthorësja shpëtoi therandasit, pas një goditje të fortë të Krasniqit nga rreth 11-12 metra.

Ballkani eliminohet nga garat e Kupës dhe i mbetet të luftojë për titullin e kampionit të Kosovës.

Prishtina pa trajner, pasi që Ismet Munishi u shkarkuar ditë më parë, me lojë të mirë e ka rrëzuar Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat