Haaland, 30 gola në 25 ndeshje

Futboll

Haaland, 30 gola në 25 ndeshje

Më: 15 mars 2023 Në ora: 15:13
Erling Haaland

Erling Haaland po cilësohet ndryshe si njeriu i rekordeve.

Sulmuesi norvegjez u shfaq protagonist me Manchester Cityn në Champions League.

22-vjeçarit iu nevojitën vetëm 57 minuta lojë për të shënuar plot 5 gola ndaj Leipzig në raundin e 1/8-ve të Champions League.

Njësoj si Haaland më parë, arritën të shënonin 5 gola në një takim Luiz Adriano me Shakhtar Donetsk dhe Lionel Messi me Barcelonën.

Me pokerin e shënuar ndaj ekipit gjerman, Haaland thyen dhe rekordin e lojtarit që shënoi 30 gola me më pak paraqitje në Champions League, të cilin e mbante Ruud Van Nistelrooy.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid, me 34 paraqitjet e para në Ligën e Kampionëve arriti të shënonte 31 gola. Ndërsa ylli norvegjez, shkoi në kuotën e 33 golave për vetëm 25 ndeshje në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat