Tifozët e Frankfurtit zbarkojnë në Napoli, nisin incidentet

Futboll

Tifozët e Frankfurtit zbarkojnë në Napoli, nisin incidentet

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:22
Tifozët e Frankfurtit zbarkojnë në Napoli

Tifozët e Frankfurtit zbarkojnë në Napoli dhe janë bërë menjëherë protagonistë.

Disa qindra policë italianë janë angazhuar që të mbajnë nën kontroll grupimin e ultrasëve gjermanë.

Ata kanë zbarkuar menjëherë në rrugët e qytetit italian, ku nuk kanë munguar edhe incidentet, por gjatë gjithë lëvizjeve të tyre, shoqërohen nga forcat speciale të policisë, të cilat ndërhyjnë menjëherë për t’i shpërndarë.

E si të mos mjaftojë kjo, rreth 600 gjermanë që janë vendosur në një hotel në Napoli, nuk kanë biletë për të parë ndeshjen në stadium dhe nuk dihet ende se ku do ta ndjekin takimin.

Bashkia e qytetit po mendon të krijojë një zonë enkas për tifozët miq, në mënyrë që të shmangë daljen e tyre në klubet e qytetit dhe përplasjen me tifozerinë vendase.

Napoli do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit mbrëmjen e sotme, për një biletë në çerekfinale të Champions League, teksa ka në favor fitoren 0-2 në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat