Conte largohet?

Futboll

Conte largohet?

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:51
Conte

Sezonin e kaluar, Antonio Conte arriti rezultate të mira në Tottenham, duke udhëhequr Spurs drejt kualifikimit në Champions League pas një fillimi të vështirë të sezonit.

Sezoni aktual nuk ka ndjekur të njëjtin trend dhe marrëdhënia tani është e lodhur. Deri në atë pikë sa pas rezultateve zhgënjyese të fundit, hipoteza e një lamtumire të hershme po merr rrugë, për t’u zbatuar menjëherë.

“Më mirë për të gjithë nëse largohet tani”, është mendimi i ish-sulmuesit të Blackburn, Chris Sutton, i cili ka folur në programin BBC Radio 5 Live’s Monday Night Club.

“Jam i hutuar se çfarë po ndodh në Tottenham për momentin. E vetmja mënyrë që ai mund të qëndrojë është të thotë hapur se është i lumtur në Londër dhe dëshiron të rinovojë për një ose dy vjet, duke nisur një lëvizje nga klubi, por nuk mendoj se do ta bëjë.

“Unë mendoj se një ndryshim i menjëhershëm është gjëja më e mirë nëse Tottenham-i dëshiron të rifillojë.

Ka pasur një pengesë në krahasim me sezonin e kaluar, skuadra shpesh është shfaqur pa vazhdimësi.

“Tifozët ishin veçanërisht të zhgënjyer nga eliminimi nga FA Cup, tani ata po luftojnë vetëm për vendin e katërt në ligë, por në përgjithësi sezoni ka qenë shumë zhgënjyes”.

Tottenham, që aktualisht është i katërti, por do të duhet të luftojë deri në fund me Newcastle dhe Liverpool për një vend në zonën Champions të Premier League. Nëse kjo ndodh menjëherë ose në fund të sezonit, lamtumira e Conte nga Spurs duket ende e sigurt.

Trajneri italian, edhe për shkak të deklaratave të fundit, duket i gatshëm të rikthehet në Itali.

Nuk dihet nëse ai synon të marrë një vit pushimi për të qenë pranë njerëzve të dashur apo të marrë drejtimin e një ekipi të Serisë A, sigurisht që nuk do të mungojnë skuadrat e interesuara.

Rikthimi në stolin e Inter-it apo Juventus-it do të ishte një hipotezë sugjestive, por duhet bërë kujdes nga Milan-i apo Roma, ku edhe qëndrimi i Jose Mourinho-s nuk është e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat