​Presidenti i Llapit: Duam Kupën e Kosovës për herë të tretë

Futboll

​Presidenti i Llapit: Duam Kupën e Kosovës për herë të tretë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:54
Beqir Batatina

Presidenti i klubit të futbollit Llapi, Beqir Batatina është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapi e eliminoi Malishevën në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive pasi rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2-2.

Batatina pas këtij suksesi ka thënë se klubi ka për synim që ta rrëmbejë trofeun e Kupës së Kosovës për herë të tretë radhazi.

"Jam jashtëzakonisht i lumtur me paraqitjen e djelmoshave, të cilët treguan se sa e duan fanellën e Llapit dhe që nuk u ndalën për as edhe një minutë të vetme, duke "luftuar" për ngjyrat e klubit. Paraqitja e sotme e skuadrës ishte e jashtëzakonshme, ndërsa përkrahja e tifozëve tanë si gjithnjë për notën 10.

Do vazhdojmë tutje për ta shkruar historinë dhe për të arritur suksesin që t'ia sjellim trofeun e tretë rresht të Kupës, gjithë qytetit dhe tifozëve tanë.

Kryesia e klubit ka dhënë mbështetje për futbollistët para ndeshjes, teksa ata na bënë krenar me paraqitje. Le të vazhdojmë kështu, të bashkuar me njëri-tjetrin drejt shkruarjes së historisë", ka deklaruar në një prononcim për faqen zyrtare të Llapit, Presidenti Beqir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat