​Kongresi i FIFA-së, FFK mbështetë Infantinon në zgjedhjet për president

Futboll

​Kongresi i FIFA-së, FFK mbështetë Infantinon në zgjedhjet për president

Më: 16 mars 2023 Në ora: 09:28
​Kongresi i FIFA-së

Në Kigali të Ruandës po zhvillohet Kongresi i 73-të i FIFA-s, një eveniment i rëndësishëm për futbollin botëror.

Në punimet e këtij kongresi pritet që Gianni Infantino të rizgjidhet president i FIFA-s për mandat të ri katërvjeçar.

Në këtë Kongres FFK po përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, të cilët i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual të FIFA-s.

Sipas FFK-së, Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur nivelin e futbollit në të gjithë botën, duke krijuar mundësi për të rinjtë dhe duke përmirësuar kushtet e punës për futbollistët në gjithë globin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat