Përplasjet mes tifozëve të Napolit dhe Eintrahtit, në pranga 7 ultras

Futboll

Përplasjet mes tifozëve të Napolit dhe Eintrahtit, në pranga 7 ultras

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:18
Pamje nga dëmi që shkaktuan tifiozët

Shtatë tifozë napolitantë janë arrestuar gjatë natës për përplasjet me forcat e policisë të ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Eintrahtit. 

Ata u arrestuan mbrëmjen e djeshme në breg të detit të qytetit, pranë hotelit ku qëndronin ultrasit gjermanë.

Ky është njoftimi i parë, pasi pritet që numri i tifozëve të arrestuar të rritet.

Raportohet se presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis mbërriti pak më parë, rreth orës 10, në selinë e Prefekturës së Napolit. 

De Laurentis tani po merr pjesë në takimin e komitetit për rendin dhe sigurinë me prefektin e Napolit, Klaudio Palomba dhe kryetarin e bashkisë, Gaetano Manfredi, pas përplasjeve mes tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat