Çfarë thuhet për Visar Bekajn?

Futboll

Çfarë thuhet për Visar Bekajn?

Më: 16 mars 2023 Në ora: 16:14
Tirana

Portieri 25-vjeçar, Visar Bekaj, është titullar i padiskutueshëm te Tirana dhe interesimet nga klubet e huaja nuk kanë munguar.

Paraqitjet e tij ishin një kontribut i çmuar në rrugën drejt titullit, por Tirana rrezikon ta humbë me parametra zero në fund të sezonit.

Mësohet se klubi i ka kërkuar që të rinovojë kontratën duke rishikuar termat financiarë, por edhe duke marrë në konsideratë një “pakt” mes palëve se Tirana nuk do të bëhet pengesë në rast se vjen oferta e duhur për portierin dhe për klubin.

Pra, rinovimi i kontratës nuk do të thotë që Bekaj do të jetë i pashitshëm, por edhe një mënyrë që klubi të mund të përfitojë diçka.

Akordi ende nuk është arritur, por nga portieri që ka luajtur 93 ndeshje me bardheblutë, gjithsesi, ka pasur sinjale pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat