Giresse publikon listën e futbollistëve të Kosovës për dy ndeshjet e marsit 

Futboll

Giresse publikon listën e futbollistëve të Kosovës për dy ndeshjet e marsit 

Më: 17 mars 2023 Në ora: 15:07
Alain GIresse

Ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024 po afrohen.

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet prej ditës së hënë në hotel “Emerald” për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt qëllimit final – kualifikimit në Evropian.

Lista:

Arijanet Muriç (Burnley, Samir Ujkani (Empoli), Visar Bekaj (Tirana), Mërgim Vojvoda (Torino), Florent Hadërgjonaj (Kasimpasa), Amir Rrahmani (Napoli); Mirlind Kryeziu (Zurich), Fidan Aliti (Zurich), Amar Gërxhaliu (Atalyaspor), Leart Paçarada (St. Pauli), Betim Fazliji (St. Pauli), Donat Rrudhani (Young Boys), Ibrahim Dresheviq (Karagumruk); Blendi Idrizi (Regensburg), Valon Berisha (Melbourne City), Bersant Celina (Stoke City), Florian Loshaj (Instanbulspor); Florent Muslija (Paderborn), Edon Zhegrova (Lille); Elbasan Rashani (Clermont); Arbnor Muja (Antwerp); Arbër Zeneli (Reims); Milot Rashica (Galatarasay), Zymer Bytyqi (Olympiacos), Vedat Muriqi (Mallorca) dhe Albion Rrahmani (Ballkani).

Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë.

Tani është koha që lojtarët tanë dardanë formën e mirë që po e kalojnë në klubet e tyre ta bartin në ekipin kombëtar dhe të krijojnë një sinergji të fortë për të arritur suksesin historik.

Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve.

Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat