Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Evertonit

Futboll

Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Evertonit

Më: 18 mars 2023 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe skuadrës së Evertonit, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të këtij edicioni.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea e mposhti Leicesterin 3:1 si mysafirë, kurse Evertoni shënoi fitore tejet të rëndësishme ndaj Brentfordit 1:0.

Momentalisht, Chelsea zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 37 pikëve, krahas Evertonit që ka arkëtuar vetëm 25 pikë vendin e 15-të.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Azpilicueta, Broja, Mount dhe Silva, kurse te Evertoni mungojnë Calwert-Lewin dhe Townsend.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-3): Kepa; Badiashile, Koulibaly, Fofana; Chilwell, Fernandez, Kovacic, James; Pulisic, Felix, Havertz

Everton (4-3-2-1): Pickford; Tarkowski, Godfrey, Keane, Coleman;, Onana, Gueye, Doucoure; Iwobi, McNeil; Gray

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat