Ethemi “gatuan” golin e Istanbulsporit në derbi

Futboll

Ethemi “gatuan” golin e Istanbulsporit në derbi

Më: 19 mars 2023 Në ora: 12:51
Istanbulspor

Valon Ethemi vijon të bëjë mirë në Turqi. 25-vjeçari u bë protagonist në ndeshjen e fundit mes Istanbulspor dhe Besiktas, por skuadra e tij u mund me shifrat 3-1.

Tetovari shërbeu asistin e golit të vetëm për skuadrën e tij në transfertë. Në minutën e 70-të, Istanbulspori ngushtoi diferencën e golave, por në fund Besiktasi shënoi dhe golin e tretë duke mbyllur gjithçka.

Ky ishte asisti i katërt për Ethemin, i cili është dhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola.

Ish-sulmuesi i Kukësit po zhvillon sezonin e tij më të mirë, duke e ndihmuar Istanbulsporin për të shmangur rënien nga kategoria.

Aktualisht, skuadra nga Stambolli ndodhet në vendin e 16-të me 24 pikë. Po aq sa dhe Sivasspori që pozicionohet në zonën e shpëtimit. Në ndeshjen ndaj Besiktasit, Florian Loshaj luajti titullar, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë edhe Jetmir Topalli.

Në këtë përballje nuk ishin të grumbulluar Eduart Rroca dhe Sindrit Guri. Ndërkohë në stol për 90 minuta ishte Valmir Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat