Kapiteni Paçarada asiston në Gjermani, konfirmon formën për Kosovën 

Futboll

Kapiteni Paçarada asiston në Gjermani, konfirmon formën për Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 15:42
Leart Paçarada në veprim

Futbollisti Leart Paçarada, është në formën më të mirë dhe i gatshëm për kombëtaren e Kosovës.

Paçarada ka asistuar në golin e katërt të skuadrës St. Paulit.

Kapiteni Paçarada u zëvendësua në minutën e 81-të. 

FC St. Pauli ka shënuar fitore të thelllë, me rezultat 5:0 në konak të Sandhausenit.

Golat i realizuan Saliakas (19'), Daschner (24'), Afolayan (25'), Irvine (45+3' e 88'). 

Betim Fazliji u paraqit nga minuta e 73-të dhe shijoi fitoren e thelë të St. Paulit.

Bashkim Ajdini ka luajtur nga minuta e 78-për Sandhausenin.

Sandhausen mbetet me një lojtar me pak në fund të pjesës së parë, Esswein u përjashtua direkt me karton të kuq.

Është fitorja e tetë rresht për St. Paulit, me bilanc qind për qindtë në pjesën e dytë të kampionatit.

St. Pauli ngritet në vend të 5-të me 41 pikë e Sandhausen është në fund me 21 sosh pas 25 jave të zhvilluara në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat