Llapi dhe Ballkani dënohen nga FFK

Futboll

Llapi dhe Ballkani dënohen nga FFK

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga një ndeshje

Llapi dhe Ballkani janë dënuar pas ndeshjes së 12 marsit e cila ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë.

Pas përfundimit të ndeshjes kishte incidente mes tifozërive ku nuk munguan edhe arrestimet nga Policia e Kosovës.

Vendasit janë dënuar me gjobë prej 1000 euro për lëshim në organizim.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as ekipi mysafir i Ballkanit, ku tifozët e tyre thyen disa ulëse dhe kampioni në fuqi ka marrë gjobë prej 1000 euro nga Federata e Futbollit të Kosovës.

FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hedhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëlluar askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani.

Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njëjtat i hedhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion.

Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

II. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat