Prokurori ka kërkuar një muaj arrest shtëpiak për Agim Ademin

Futboll

Prokurori ka kërkuar një muaj arrest shtëpiak për Agim Ademin

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:18
Agim Ademi

Gjykata Themelore e Prishtinës është duke e mbajtur seancën për caktimin e masës së sigurisë për Agim Ademin.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë.

Raportohet se Prokurori i Shtetit e ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj Agim Ademit.

Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë në spital duke kryer teste dhe ekzaminime mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat